Ministri Bekim Sali i ftoi, por tre specialistët e njohur thonë se ftesat s’bëhen përmes fejsbukut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

31/01/2022

Ministri i ri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali ka ftuar tre specialistët e njohur të mjekësisë Nikolla Panovski, Dragan Danillovski dhe Velo Markovski që të bëhen pjesë e Komisionit për Sëmundje Infektive ose këshilltarë të ministrit, por ata menjëherë kanë refuzuar ofertën, përcjell INA.

Panovski ka theksuar se ftesa nuk bëhet përmes fejsbukut dhe se dihet se si bëhen ato. “Dihet se cila është mënyra, fillimisht bisedohet dhe më pas publikohet. Në fejsbuk nuk bëhet kjo dhe ai aty çfarë të doj mund të shkruaj”, ka theksuar Panovski për Kanal5.

Qëndrim të ngjajshëm kanë pasur edhe dy doktorët e tjerë. Markovski ka theksuar se është joserioze që ekspertë të thirren përmes rrjeteve sociale.
Specialisti i njohur Danillovski kohë më parë kishte theksuar se nuk ka ndërmend të jetë pjesë e Komisionit dhe të humb autonominë e tij, duke shtuar se Komisioni nuk ka kompetenca për të sjell vendime ekzekutive, por vetëm rekomandime, që i propozohen ministrit.

Më poshtë edhe ftesa e plotë e ministrit Bekim Sali:

Ashtu siç kemi paralajmëruar, natyrisht në pajtim me kompetencat ligjore, si ministër i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, së shpejti do ta formoj Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse. Ky është një organ këshillëdhënës, në përbërjen e të cilit përfshihen ekspertë, të cilët përmes interpretimeve shkencore do të na mundësojnë të propozojmë masa efikase, me kohë dhe ato t’i azhurnojmë në pajtim me gjendjen epidemiologjike. Është fakt i pamohueshëm se rrethanat aktuale kërkojnë veprim të fuqizuar dhe të koordinuar, gjithsesi të mbështetur në vlerësime profesionale dhe reale.

Siç e dini, unë tashmë kam paralajmëruar se ndryshimet që do të ndodhin në këtë organ do të jenë në drejtim të zgjerimit dhe plotësimit të përbërjes së tij me kuadro të reja e profesionale të më shumë fushave. Prandaj, me qëllim që ky proces të jetë efektiv dhe i suksesshëm, dëshiroj t’u bëj ftesë publike edhe profesorëve të njohur, Dr. Dragan Danillovski, Dr. Nikolla Panovski dhe Dr. Velo Markovski, që të bëhen anëtarë të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse dhe kështu të kontribuojnë në punën e tij. Unë kam kënaqësi që ftesën për këta ekspertë ta bëj publikisht, duke u bazuar në ndjekjen e debatit publik rreth mundësisë së përfshirjes së tyre në Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse.

Zëri i shkencës është jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Ta shfrytëzojmë atë në mënyrën më të mirë. Nëse për çfarëdo arsye nuk kanë mundësi të bëhen pjesë e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, u bëj ftesë publike që të jenë pjesë e ekipit tim të këshilltarëve. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bislimi-petkovic-lajcak

Lajçak sot në Prishtinë, takon Bislimin për zbatimin e Marrëveshjes Bazike

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

INFO

NA NDIQ