Ministri Bekteshi, në përkrahje të biznesit, dhe Hekuran Dukës

0
Në një vizitë tek bizneset në Dibër, ministri Kreshnik Bekteshi së bashku me kandidatin Hekuran Duka, morën vëmendjen e duhur në të gjitha vizitat e bëra nëpër keto kompani.
Në këto takime nga ana e ministrit Bekteshi u theksua vijueshmëria në mbështetje të afarizmit Dibran, dhe i njoftoi për mundësitë e programeve të reja emonomike të qeverisë, duke potencuar këtu edhe nevojën dhe rëndësinë e një klime të mirë për afarizmin nga pushteti lokal, si një hallkë e rëndësishme e zhvillimit të gjithmbarshëm, ku përkrahja për kandidatin Hekuran Duka është rruga e vetme për realizimin e plotë të këtij zhvillimi.
Ndërsa në tubimin e gjërë me bizneset e vogla dhe te mesme, u ngritën shqetësime për kthimin e TVSH, dhe në aspekt të politikave të strukturore u përmend problematika e devijimit të radikës, problematia të cilat morën garancën e fortë nga ministri se do të zgjidhen në favor të Dibrës!
Takimet me të gjithë biznesin ishin konstruktive, dhe të gjithë shprehën mbështetje të plotë pë Hekuran Dukën!