Ministri Bekteshi për vizitë në Tiranë

0

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të takohet me me ministren e Ekonomisë dhe Financave të Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj dhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë Sandër Lleshaj. Siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë temë në takim do të jetë vendosja e kontrolleve të përbashkëta “One stop shop” me një ndalje në vendkalimin kufitar Qafthanë. Ministri Bekteshi në këtë vizitë do të jetë i shqoëruar nga zv/kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. (INA)