Ministri britanik për deklaratën kundër emigrantëve shqiptarë: Nuk pendohem

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/01/2023

Ministri britanik për Emigracion, Robert Jenrick, ka reaguar në një intervistë për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë, pas notës verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe.

Ai ka thënë se nuk është penduar për videon ku i kishte quajtur emigrantët shqiptarë si të paligjshëm dhe kriminelë të rrezikshëm që sipas tij kanë qenë të dënuar për drogë.

“Nuk jam penduar për videon, duhet të jemi në gjendje të dallojmë diasporën shqiptare, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër, shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht. Me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë”, është shprehur Jenrick.

Ndërkohë, prezantuesi i emisionit ka dënuar gjuhën diskriminuese të përdorur ndaj shqiptarëve.

Ndryshe, Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe, për retorikën e përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë, të cilën e ka cilësuar “gjuhë urrejtëse dhe diskriminim” ndaj emigrantëve shqiptarë.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË