Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita gjuan me miell kryeministrin (Video)

0

Seanca e parlamentare në Shqipëri është shoqëruar me tensione.

Opozita ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti.

Pas refuzimit të kërkesës nga Kuvendi, situata është acaruar dhe opozita ka gjuajtur me miell në drejtim të Ramës.

Ndiqni me foto-sekuencë nga momenti kur opozita hyn në Kuvend pas fjalës së kryetarit të KQZ, Klement Zguri, vendosjen e pankartave ku kërkohet lirimi i kuksianëve dhe arrestimi i kriminelëve, deri në goditjen me miell të Ramës.

Pamjet e vetme që vijnë nga brenda sallës pas heqjes së kamerave janë ato të ish kryeminsitrit Sali Berisha live në profilin e tij në Facebook. Në sallë dëgjohet kakofoni, teksa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi liston të tjerë emra të deputetëve të PD-së që duhet të largohen nga salla.

“Uli trimat Sali! Uli trimat!”, i thonë deputetët e maxhorancës, teksa ish kryeministri u përgjigjet se “kjo është rezistencë në Parlament”.

“Kjo është rezistencë në Parlament, të nxjerrim jashtë Edi Ramën. E përejashtove Bushatin gramoz apo e kishte vetëmbroijtje. sa te jënë ata në burg që i futi ai për urrejtjen e Havzi Nelës kështu do e keni. As mos e diskuto që nuk ka parlament këtu”, tha Berisha.

Ai i kërkon kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që ashtu si deputetët e PD-së të përjashtojë dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. /Top Channel

{“videoid”: “1129885”, “sid”:”16″}
Reagimet e partive 

Jashtë kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se dhuna në seancën e sotme të parlamentit është shprehje e qartë e politikanëve të korruptuar dhe se u koordinuan nga Sali Berisha.

Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se aktet e dhunës ishin nga vajza dhe gra të keqpërdorura nga PD dhe LSI.

Reagoi dhe deputeti demokrat Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sali Berisha: Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që po çojnë peshë në revoltë Shqipërinë. Në emër të tyre deputetët e opozitës nxorrën Edi Ramën nga parlamenti nga dera e pasme. Kuksianët, dibranët, të gjithë veriorët e dinë se çdo të thotë të dalësh nga dera e pasme e shtëpisë, apo dera e nevojtores. Shkoi atje ku e meriton.

Taulant Balla: Kuvendi i Shqipërisë sot me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës, Sali Berisha i cili sapo hyri në sallë urdhëroi Monikën dhe Lulin që të bënin dhunën e rastit dhe sigurisht Monika vajzat e veta dhe Luli djemtë e vet për të bërë dhunën e radhës. Megjithatë dua tu  them shqiptarëve që jemi të vendosur për të cuar përpara reformën në drejtësi.

Elisa Spiropali:  “Vajzat dhe gratë janë për të përfaqësuar njerëzit, jo për t’u keqpërdorur nga PD dhe LSI.  Shfaqja më e turpshme, deputetët e opozitës nuk kanë çfarë t’i ofrojnë qytetarëve. Vajzat të mbajnë qëndrim kur kryetarët e partive duan t’i keqpërdorin.

Monika Kryemadhi: “Besoj se ju e keni parë sot paftyrësinë e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit që nuk përjashton Ditmir Bushatin që goditi opozitën. 

Nuk do ta lëmë, do t’ia nxijmë jetën. Si gjithmonë frikacak. Si gjithmonë largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vet, nga përgjegjësia e familjes, e politikës. Ai njeri që nuk do të dijë për fëmijën e vet, do të dijë për shqiptarët?!

Duhet ta arrestojë Fatmir Xhafa tani se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor se i fusin ne burg shqiptarët për një rrip sigurimi që nuk vendosin në makina, për një çati që duan të rregullojnë se po iu shembet dhe nuk fusin në burg trafikantët, kriminelët. Kanë arrestuar atje 11 kuksianë dhe i kanë lënë në burg.”