Ministri Çeku pret në takim aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi

INA
INA

21/07/2023

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur ditën e sotme (e premte) në takim producentin e aktorin Gani Veseli si dhe regjisorin Musa Isufi.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi që ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht në Facebook.

“Sot pata kënaqësinë t’i pres në ministri producentin e aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi, dy filmat e të cilëve pushteti autokrarik në Serbi nuk lejon të shfaqen në Luginën e Preshevës”, tha Çeku.

“Filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e mbështetjes për Luginën, së shpejti do të kenë premierën e tyre në Prishtinë”, vazhdoi më tej ministri.

Në lidhje me këtë, të enjten është zhvilluar një seancë nga Gjykata Supreme në Vranjë, pasi për këta dy filma u ndaluan në Bujanoc nga Prokuroria e Serbisë.Ndalesa erdhi pasi policia e ka pranuar një raport anonim se filmat nxisin urrejtje dhe diskriminim, supozime këto që i ka hedhur poshtë autori.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

Fatmir Mexhiti

Të punësuarit me kontratë në vepër në shëndetësi, Mexhiti kritikon Ministrinë e Financave

INFO

NA NDIQ