Ministri Durmishi takoi ambasadorin britanik në Shkup

Picture of INA
INA

29/08/2024

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka realizuar sot takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në vend, Metju Loson.

“Në takim u diskutua për aktivitetet e deritanishme dhe ato aktuale të ministrisë, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen nga ana e Ambasadës Britanike në vendin tonë.

Theksova se Mbretëria e Bashkuar është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe gjendet në vendin e 2 (e dytë) në mesin e vendeve me të cilat 🇲🇰Maqedonia e Veriut realizon vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve shënon rritje të vazhdueshme dhe kjo më së shumti për shkak të kompanive të rëndësishme britanike që punojnë si në zonat e lira ashtu edhe jashtë tyre.

Të dhënat tregojnë se për 10 vite, investimet e përgjithshme të huaja nga Mbretëria e Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut arrijnë në 508,8 milionë euro, gjë që e bën Britaninë e Madhe një nga investitorët më të mëdhenj. Për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nën përgjegjësinë e së cilës janë kushtet e punës së investitorëve të huaj, është e një rëndësie të madhe të punohet në përmirësimin e klimës së biznesit, e gjithë kjo me qëllim që të kemi më shumë investime që do të nënkuptojnë më shumë punësim dhe rritje më të madhe ekonomike.

☺Falënderova ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut po e merr nga Qeveria britanike, në radhë të parë përmes mbështetjes në reforma dhe në procesin e zhvillimit në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në 🇪🇺BE.

U dakorduam që bashkërisht të punojmë për vazhdimin dhe intensifikimin e trendit të bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, me qëllimin final përshpejtimin e procesit të hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE.”, thuhet në njoftim. (INA)

TË FUNDIT
21 minuta
Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet
1 orë
Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi
2 orë
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
2 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
3 orë
Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

ME TE LEXUARA

23 orë
Projektligji për kredinë hungareze kaloi filtrin e komisionit parlamentar
1 ditë
Murtezani në “Forumin e Integrimit Ballkanik 2024” në Podgoricë
18 orë
Maqedonia e Veriut dhe Serbia me Konferencë për projekte për Programin ndërkufitar 2021-2027 në kuadër të IPA 3
1 ditë
Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur strugan, Ibrahim Zhuta (FOTO)
2 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq
23 orë
80 komuna kanë aplikuar për 357 projekte infrastrukturore

LEXO MË SHUMË

IMG_7609

Mexhiti: Tabela pa shqipen është tërhequr, ishte porositur në kohën e BDI-së në pushtet

Arben Fetai

Për vete tendera milionëshe, për aktivstët rroga mizerie për ti mbajtur në varfëri dhe varësi

saranda imeri

Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

aeroplani-kinez

Publikohet video: Çfarë kishte ndodhur mbi qiellin e Maqedonisë dhe si është shmangur një tragjedi, duke parandaluar përplasjen e dy aeroplanëve

qeveria e maqedonise

Përfundon thirrja publike e Qeverisë për investime kapitale nëpër Komuna, gjithsej janë dorëzuar 357 projekte

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

kercove gostivar oher

Edhe një afat për autostradën Kërçovë-Ohër

INFO

NA NDIQ