Ministri i Bujqësisë Blegtorisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, në një postim në Facebook, ka uruar ditën ndërkombëtare të gruas – 8 Marsin. Ai mes tjerash citoi se lufta për të drejtat e grave ka filluar kohë më parë dhe se sëbashku do të qëndrojmë në këtë rrugë.
Postimi i plotë në rrjetin social Facebook:
Dita e sotme le t’i kushtohet luftës për të drejtat e grave, e cila filloi shumë kohë më parë. Sot qëndrojmë bashkë me ta në këtë rrugë, luftojmë kundër të gjitha sfidave, po i përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe së bashku zhvillojmë beteja për barazi gjinore.
Ne jetojmë në një shoqëri moderne dhe së bashku po e ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. Falënderoj të gjitha gratë e punësuara në MBPEU për përkushtimin, përgjegjësinë dhe entuziazmin e tyre, që së bashku, të drejtojmë sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit si një ekip.
Gëzuar 8 Marsin! INA