Ministri Hoxha ndalon importin e patateve nga Serbia

Inspektorati Fito-sanitar pranë Ministrisë së Bujqësisë,Pylltarisë dhe Ekomisë së Ujrave ka ndaluar hyrjen e patateve të Sërbisë.

Nga kabineti i ministrit Arjanit Hoxha kanë informuar se një vendim i tillë ka pasuar si pasojë e pranisë së një lloji të bakterjes në patatet serbe, e cila është e rrezikshme dhe e ndaluar sipas kritereve vendase dhe ndërkombëtare për ushqim.

Mësohet se nuk do të lejohet importimi i patateve nga Serbia për periudhën e mbetur të kësaj kulture, që është rreth tre javë. Ndërkaq nga MBPEU bëjnë të ditur se munges patatesh në treg nuk do të ketë pasiqë një sisa i madhe e patateve vendore janë në dispozicion për këtë periudhë