Ministri Hoxha promovoi produktet e Maqedonisë së Veriut në Rumani

Në kuadër të Diplomacisë Sportive, si mbështetje dhe promovim të ekipit tonë të futbollit, në EURO 2020, sot në Bukuresht filloi promovimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore të RMV-së dhe promovimi i vendit tonë si një destinacion tërheqës turistik.

Së bashku me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksporteve, Dejan Pavleski, sot morëm pjesë në hapjen e promovimin njëjavor “Java e produkteve nga RMV-ja në Bukuresht”.
Në ambientet e Dhomës Ekonomike të Rumanisë, janë vendosur stenda me produkte nga RMV-ja nga disa kompani, të cilat do të prezantojnë markat e tyre.

Promovimi i produkteve nga RMV-ja synon të kontribuojë në rritjen e tregtisë me Rumaninë, e cila në vitet e fundit ka shënuar një trend në rritje, me potencial për rritje edhe më të madhe në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ajo përfaqëson edhe mbështetjen e qeverisë për aktivitetet për promovimin e ekipit tonë të futbollit në EURO 2020.