Ministri Hoxha thirrje fermerëve: Aplikoni për subvencione, afati deri në 30 qershor

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka rikujtuar dhe i ka bërë thirrje fermerëve në Maqedoninë e Veriut që të aplikojnë për subvencione deri më 30 qershor.

“Të nderuar fermerë,
Kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në afatin e fundit për të aplikuar për subvencione.
Të gjithë ju që plotësoni kërkesat, ju kujtoj se deri në fund të muajit mund të paraqisni kërkesat në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Agjencisë së Pagesave ose të kontaktoni zyrat rajonale të MBPEU-së

Afati i fundit i aplikimit është 30 qershor.

www.ipardpa.gov.mk “, ka shkruar ministri Hoxha. (INA)