Ministri i Administratës ndalon punësimet me “Balancues”

Picture of INA
INA

30/09/2024

Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve nga sektori publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues” gjatë punësimit në administratën publike

“Në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut U.Nr. 90/24, të datës 18 shtator 2024, Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve të sektorit publik, të parashikuara në pikën 1 të këtij Vendimi, kumtuan sot nga Ministria.

Nga aty theksojnë se procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (të ashtuquajturën shpallje publike theksohet përkatësia e një bashkësie, ndërsa kandidati detyrohet në aplikimin ta theksojë përkatësinë e bashkësisë).

“Procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik vazhdon, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik nuk është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (nëtë ashtuquajturën shpallje publike nuk theksohet përkatësia e një komuniteti dhe as kandidati nuk detyrohet në aplikimin ta theksojnë përkatësinë e komunitetit)”, theksohet në kumtesën.

Në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, siç theksojnë nga Ministria e Administratës Publike, nuk regjistrohen të dhënat e të punësuarve në institucionet.

Gjyqtarët kushtetues në seancën e mbajtur më 18 shtator vendosën të hapin një çështje për përdorimin e “balancuesit” gjatë punësimit në administratë publike. Ndërkohë, derisa të vendosin nëse është kushtetuese apo jo, “balancuesi” do të jetë i “ngrirë”.

Gjykata Kushtetuese diskutoi në seancë nëse me vendosjen e përkatësisë së bashkësisë që është e nevojshme për të plotësuar secilin vend pune, kandidatët për nëpunës administrativë janë të kufizuar në disponueshmërinë e secilës punë, respektivisht nëse nga “detyrimi i kandidatëve për nëpunës administrativë në aplikimin për punësim midis të dhënave të tjera personale për të treguar përkatësinë e bashkësisë” shkel parimin e profesionalizmit dhe kompetencës dhe shkel të drejtën e garantuar me kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës njoftues për lëndën, i formuar me iniciativën e KSHPK-së, Darko Kostadinovski, theksoi se sot absolutisht nuk flasin për heqjen e të drejtave të dikujt dhe se sipas mendimit të tij kjo masë afirmative ka përmbushur qëllimin e saj dhe se vetëm sistemi i meritave dhe kompetenca duhet të jetë kriteri i vetëm për punësim dhe avancim.

Komisioni anti-korrupsion në seancën e mbajtur më 11 janar të këtij viti vendosi të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mjetit “balancues”, pasi vlerësojnë se me këtë bëhen abuzime gjatë punësimit.

TË FUNDIT
6 orë
Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas
7 orë
Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
8 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
12 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
12 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

ME TE LEXUARA

20 orë
LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?
17 orë
Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut
12 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit
20 orë
Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu
16 orë
Hapja e negociatave Shqipëri – BE, Qeveria e RMV-së përcjell urimet

LEXO MË SHUMË

policia shkup naten mpb

Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas

mexhiti begaj rama

Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

kurti rama

Hapja e kapitujve të parë për anëtarësim, Kurti uron Shqipërinë: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

INFO

NA NDIQ