Ministri i brendshëm Spasovski: Ora policore është opsion për periudhën e ardhshme

0

Ministri i brendshëm në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski në një intervistë mbrëmë për Sitel TV theksoi se vendosja e ores policore është një nga opsionet e periudhës së ardhshme, në rast se nuk respektohen masat e tanishme kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministri në këtë intervistë ka treguar për përballimin e virusit dhe atë që ka përjetuar pasi që ishte infektuar me koronavirusin Kovid-19. Ministri Spasovski pas një muaji është kthyer në vendin e tij të punës.

“Ora policore është një nga opsionet për periudhën e ardhshme. Nëse kemi progres të pandemisë, rritje të rasteve patjetër duhet të ndërmerren masa plotësuese”, nënvizoi Spasovski. (INA)