Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski ka kohë që e ka filluar punën në këtë dikaster. Për të gjitha aktivitetet ai ka bërë komunikata dhe konferenca për shtyp, por ato janë publikuar vetëm në gjuhën maqedonase , njofton agjencia e lajmeve INA.
Në ueb faqen zyrtare http://www.mzsv.gov.mk/, stafi i Nikollovskit nuk e ka marrë mundimin ta publikoj asnjë aktivitet në versionin e gjuhës shqipe.
Çuditërisht, aty gjenden vetem aktivitetet e ish-ministrit, Arjanit Hoxha. Lihet përshtypja se Hoxha ende është ministër i këtij dikasteri.
Thuhet se në Maqedoni gjuha shqipe është zyrtare, por ajo në shumë institucione që drejtohen nga maqedonasit nuk respektohet fare. (INA)