Ministri i bujqësisë Nikollovski qetëson: Do të ketë miell, bukë, qumësht dhe vaj ulliri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave Ljupço Nikolovski sot ka njoftuar se do të ketë bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri.

“Do të ketë bukë, miell, qumësht dhe vaj ulliri. Sigurojmë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë qytetarët, theksoi Nikollovski në një konferencë për media pasi paraprakisht informoi se janë siguruar edhe 140 milionë denarë mbështetje për prodhuesit e qumështit, përveç subvencioneve bazë dhe shtesë.

Nikollovski po ashtu informon se në seancën e sotme Qeveria ka miratuar Programin e ri për nxitjen e konsumimit të frutave të freskëta në vitin 2022.(INA)