Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga organizon Forumin ministerial “BE-BALLKANI PERËNDIMOR”

ina-online
ina-online

27/10/2023

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, është nikoqir dhe organizator i Forumit ministerial me përmasa evropiane BE-BALLKANI PERËNDIMOR”.

Në këtë forum ministerial do të marrin pjesë ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministrat e drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian që përfaqësojnë vendet aktuale (Spanja) dhe dy vendet e ardhshme kryesuese (Belgjika dhe Hungaria), komisionerët evropianë që janë përgjegjës për punët e brendshme dhe drejtësinë, drejtorët e agjencive evropiane – Europol, Frontex dhe Eurojustice, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Në kuadër të forumit do të mbahet edhe konferenca me gazetarët ku do të flasin Komisioneri Evropian për drejtësi, Didier Reynders dhe ministrat e Drejtësisë të Mbretërisë së Spanjës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maria Pilar Lop Kuenka dhe Krenar Loga. (INA)

May be an image of text that says 'EU23 SPANISH PRESIDENCY COUNCILOF EEUROPEAN UNION EU-WESTERN BALKANS MINISTERIAL FORUM ON JUSTICE AND HOME AFFAIRS SKOPJE, NORTH MACEDONIA 26-27 OCTOBER 2023'

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

INFO

NA NDIQ