Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski pret që fqiu bullgar të kërkoj falje për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve Gordana Siljanovska dhe Rumen Radev në Sofje. Ai poashtu thotë se nuk dëshiron të zhgënjehet nga ata dhe të mos reagohet për këtë rast, edhe pse vendi ynë tashmë i ka bërë notë proteste Bullgarisë.
Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme
“Në qoftë se pala tjetër vepron me mirësjellje, siç veprojmë ne, është e natyrshme që pas një gabimi të këtillë protokollar të kërkohet falje dhe të thuhet, ka ndodhur, nuk ka qenë ky qëllimi të ketë çfarëdo lloji fyerje dhe poshtërim i njëri tjetrit, atëherë do të besojmë se edhe pala tjetër qaset në këto relata të miresjelljes. Nuk do doja të zhgënjehesha nga fqiu ynë dhe të shohim mungesë reagimi”.
Në intervistën për 360 Gradë, ministri i Jashtëm Mucunski, shpjegoi edhe të ashtuquajturin “propozimin francez plus”, që e ka përmendur disa herë kryeministri Hristijan Mickoski.
Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme
“’Propozimi francez plus’ është një plotësues i gjithë asaj që ekziston aktualisht si një situatë de facto në atë mënyrë që ne do të jemi absolutisht të sigurt, pa asnjë hezitim, që nga momenti që të fillojmë negociatat me BE-në, nuk do të kemi bilateralizim të rrugës sonë. Që nuk do të thotë se një shtet anëtar nuk do të jetë në gjendje të na bllokojë në drejtim të kryerjes së reformave në fushën e financave publike, në drejtim të mos kryerjes së reformave në fushën e sundimit të ligjit, por të ndalojë këto kërkesat dypalëshe”.
Kryeministri ka paralajmëruar se këtë javë në Bruksel do të prezantohet plani për zhbllokimin e integrimeve evropiane.