Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili nuk mori pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të 22 Nëntorit në Kuvend

0

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë zyrtare për shënimin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit në Kuvend, por ai ka bërë të ditur arsyet se përse nuk ishte.
“Ministria e Kulturës shprehet e kënaqur me vendosjen e çmimit të ri shtetëror “22 Nëntori” me të cilën nderohen njerëzit e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në vend. Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, u uroi fituesve të këtij viti, David Hosaflok, studiues, historian dhe humanist, dhe Kimete dhe Adnan Agai, arsimtarë, dhe u uroi edhe shumë suksese në jetë dhe karrierë. Ministri Ismaili, për shkaqe objektive, ishte penguar që personalisht të marrë pjesë në dorëzimin e çmimeve për të cilën, në pajtim me Ligjin për çmime shtetërore, është kompetent Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë eveniment solemn, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës ishte zëvendësministri, Vlladimir Llazovski.”, thuhet në njoftimin e kabinetit të ministrit. (INA)