Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në 100 ditshin e parë të qeverisjes, paralajmëroi realizimin e disa projekteve të rëndësishme për vitin e ardhshëm, ndër të cilët rivitalizimin e Kalasë së Shkupit. Për këtë projekt tha se është formuar një komision, ndërsa paratë janë siguruar nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
“Për Kalanë, jemi në proces hapjeje të muzeve, pra kemi një muze të parahistorisë dhe një muze të periudhës osmane, ka shumë barishte, e gjithë zona do të pastrohet dhe do të fillojmë të hapim zyrtarisht zonën për vizitorët, sepse tani vizitohet në më mënyrë jolegale, nuk ka mbrojtje, supozoj se terreni është i rrezikshëm edhe për të lëvizur aty”, u shpreh Zoran Lutkov – Ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Në pyetjen se a do të rindërtohet edhe pjesa në Kalanë e Shkupit ku 13 vite më herët kishte përplasje ndëretnike për shkak të ndërtimeve, Lutkov tha se zhvillimet në të kaluarën ishin politike. Ai siguroi se në këtë vend do të ketë vetëm muze dhe jo kishë.
“Supozoj se flitni për muzeun mesjetar i cili duhej të ndërtohet, kishte informata se do të jetë kishë se do të mbahen liturgji, jo. Janë muze dhe duhet të dallojmë se çfarë janë muze të periudhës osmane, të parahistorisë dhe muze mesjetar, pra këto janë muze dhe nuk e di çfarë është këtu problematike, ajo ka mbetur në atë formë siç është dhe do të shohim në të ardhmen çfarë do të behet më të. Por mendoj që ajo në të kaluarën që ndodhi ishte vendim politik dhe nuk ishte racional”, deklaroi Zoran Lutkov – Ministër i Kulturës dhe Turizmit.
Që nga viti 2011 në Kalanë e Shkupit janë ndërprerë të gjitha punimet, ndërsa hapësira është e mbyllur për vizitorët. Përveç kësaj Kalaja është lënë tërësisht pas dore. /Alsat.mk