Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në intervistën në Alsat, i pyetur lidhur me prezencën e Pasko Kuzmanit, ish kreut të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore i dënuar për krim me artefakte, në lokalitetin ku u gjenden artefakte historike në fshatin Koroshishtë të Strugës, tha se Kuzman është person i lirë dhe profesionist në fushën e arkeologjisë.
Ai siguroi se nuk mund të manipulohet me artefaktet.
“Z. Lutkov, kjo fotografi është marrë nga profili juaj i Facebookut. Çfarë kërkon me ju Pasko Kuzman në lokalitetin arkeologjik? Siç mund të shihni atje ka edhe njerëz tjerë, dhe ka edhe banorë. Po, ka edhe tjerë, por nuk pyesim për tjerë, pyesim për Pasko Kuzman, pasi personi është i gjykuar për krim me artefakte dhe çfarë kërkon atje? Atë do ta pyesni atë. Ju nuk e pyetet kur u takuat? Unë e shoh që ai person është në liri dhe mundët si gjithë tjerët të jetë atje. Unë nuk i di personat tjerë por e dimë Pasko Kuzman kush është. Ndoshta edhe ndonjë nga këta tjerët është i gjykuar. Publiku e di se ka qenë i gjykuar, këtë e dini edhe ju. Personi është i lirë dhe nuk e dija, kur arrita në lokalitet. Personin e njoh si arkeolog ndër më të mirët. Ai është njëri ndër më meritoret për arkeologjinë e Maqedonisë. Ai ka qenë në vend aty dhe kisha nderin të përshëndetem”, u shpreh Lutkov.
“Pra sipas jush nuk është asgjë e tmerrshme që në vendngjarje ishte edhe një person i dënuar për krim me artefakte? Atje mund të jetë gjithkush, është e hapur për të gjithë, kishte edhe lente edhe mundët të shihni. Por siguria e artefakteve? Atje kishte sigurim”, tha Lutkov./ Alsat.mk
https://www.facebook.com/alsatnmk/videos/531389666428967/?ref=embed_video