Ministri i ri i MPB-së, Toshkovski: Nëse është prioritet dhe në interes të qytetarëve do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë

Picture of INA
INA

30/01/2024

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Pançe Toshkovski deklaroi se do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë të udhëhequr nga Talat Xhaferi nëse është prioritet për qytetarët dhe se ky qëndrim i tij nuk bie ndesh me deklaratën e liderit të partisë së tij Hristijan Mickoski se ministrat nga partia e tij nuk do të raportojnë para kryeministrit teknik Xhaferi dhe nuk do të shkojnë në mbledhjet e qeverisë.

“Nëse është prioritet pjesëmarrja në një seancë të Qeverisë – po, do të marr pjesë. Nëse është prioritet të menaxhohet puna e MPB-së, në kuadër të këtij institucioni do ta menaxhoj këtu. Nëse është prioritet të dal në terren dhe të jem në mesin e njerëzve, do të jem në terren, kështu që çdo gjë që është me prioritet dhe në interes të qytetarëve do ta zbatoj”, theksoi Toshkovski në intervistën për emisionin “360 gradë” në TVM1.

Ai shpreson se do të kemi zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe se nuk do të kemi, siç tha, procedura të panevojshme siç ka pasur më parë. Lidhur me deklaratën e liderit të tij se “do të jetë tmerr dhe do të ketë shkulje flokësh”, Toshkovski tha se kryetari duhet të përgjigjet për qëndrimin e tij.

“Por bëhet fjalë për empirizëm, siç ka qenë deri tani. Në fund të ditës, propozimi ynë ishte edhe shfuqizimi i Qeverisë teknike sepse më parë ka rezultuar i pasuksesshëm”, shtoi Toshkovski.

Sipas tij, gjatë zgjedhjeve të djeshme të qeverisë kalimtare në sallën e kuvendit ka pasur një atmosferë dhe energji negative dhe tha se edhe pse nuk ka qenë me ministrat e tjerë për një foto të përbashkët pas zgjedhjeve. Ai tha se askush nuk i është afruar për t’i thënë se duhet të fotografohet, por edhe po t’i kishin thënë tha se nuk do të kishte shkuar.

Ai nuk mendon se është propozuar për ministër teknik nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të miqësisë me Mickoskin, por se posti i është besuar në bazë të përvojës së tij të madhe në fushën e drejtësisë dhe avokatisë dhe se pikërisht “sundimi i ligji është ai që aktualisht është plotësisht i deroguar”.

TË FUNDIT
6 orë
Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas
6 orë
Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!
8 orë
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë
12 orë
Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!
12 orë
Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

ME TE LEXUARA

6 orë
Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas
20 orë
Osmani: Sa do le të flasin që shqiptarët e kanë dëmtuar interesin maqedonas! Unë e kam defokusuar debatin në Bullgari, nga çështja e gjuhës dhe identitetit e kam sjellë në çështje të 3500 bullgarëve këtu
16 orë
MPB zbardh rastin e plagosjes në Çair/ Arrestohen 4 persona
19 orë
Maqedonia e Veriut ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë
16 orë
Rama: Na vjen keq që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut nuk janë në këtë pjesë të procesit (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

policia shkup naten mpb

Detaje nga aksioni policor me arrestimet e doganierëve dhe policëve maqedonas

mexhiti begaj rama

Izet Mexhiti: Hapja e negociatave për anëtarësim në BE, ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

policia mvr

Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, në pranga doganierë dhe policë

Bilall Kasami

Kasami: Hapja e kapitujve të parë për Shqipërinë, lajmi më i mirë për të gjithë ne!

ziadin sela

Sela uron Shqipërinë: Edi Rama, shembull që duhet të ndiqet nga politikanët e vendit

termet

Sërish regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Baerbock: Ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

lsdm vmro

Përderisa Shqipëria po negocion me BE-në, VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza kush është bllokuesi më i madh

ivan stoilkovic

“E aprovoi gjenocidin në Srebrenicë” – partitë dhe shoqatat boshnjake kërkojnë të përshpejtohet hetimi ndaj Stoillkoviqit

INFO

NA NDIQ