Ministri i Zaevit për antikorrupsion lavdërohet se kanë konfiskuar gjalpë me afat të skaduar

Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministri kundër korrupsionit në murin e tij në fejsbuk është lavdëruar se Agjencia për ushqime dhe veterinari ka konfiskuar gjalpë me afat të skaduar, përcjell INA.

“Në në aksion të Agjencia për Ushqim dhe veterinari (AHV) tek qumështorja “Euro Qumështore DOOEL”është gjetur dhe konfiskuar gjalpë me afat të skaduar. Produkti është tërhequr nga tregu”, ka shkruar Nikollovski. Sipas tij, mbrojtja e qytetarëve dhe shëndeti i tyre janë në rend të parë.

Ai ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe përgjegjësi, mirëpo ky postim i zëvendësit të kryeministrit Zoran Zaev ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku kanë pasur komente se përse ministri përgjegjësi kundër korrupsionit merret me gjalpën e skaduar, derisa nuk ka ndërmarrë asgjë kundër skandaleve dhe ngjarjeve të ndryshme që lidhen me korrupsion dhe veprime të tjera të paligjshme. (INA)