Ministri Igli Hasani tur 3 ditor rajonal në Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi

INA
INA

15/01/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 Janar turin 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni e Veriut – Mal i Zi.

Kosova do të jetë ndalesa e parë, ku Ministri Hasani do të pritet nga homologia Donika Gërvalla, me të cilën do të ketë edhe një konferencë për shtyp, për të vijuar me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, zv.Kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Të mërkurën, Ministri Hasani do të pritet në Shkup, nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, Kryeministri Dimitar Kovachevski, dhe zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Marichic. Ministri Hasani do të zhvillojë takime edhe me liderët e partive politike shqiptare.

Në Mal të Zi, ditën e enjte, Ministri Hasani do të takohet në Podgoricë me homologun Filip Ivanoviċ, Presidentin Jakov Milatoviç, Zv/Kryeministrin, Nik Gjeloshaj dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve dhe Kryetarët e partive politike shqiptare të Malit të Zi.

Turi synon të bëjë më përmbajtësor, thellojë dhe konkretizojë më tej bashkëpunimin mes vendeve, si edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Vizitat do të fokusohen në marrëdhëniet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe e ardhmja e rajonit në Bashkimin Evropian./tvklan.al

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

Samiti Shqiperi Ukraine

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

INFO

NA NDIQ