Maqedonia e Veriut me interes të veçantë për Turqinë, ministri turk në Shkup (FOTO)

Ministri i Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Mehmet Muharrem Kasapoğlu në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në takimin e gjashtë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Maqedoni e Veriut.

Kasapoğlu nënvizoi se Maqedonia e Veriut është palë e rëndësishme e interesit dhe partner i Türkiyes për sa u përket marrëdhënieve historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe rëndësisë së saj politike dhe ekonomike.

“Vëllimi tregtar midis dy vendeve është afruar në 1 miliard dollarë në vitin 2022. Vitin e kaluar eksportet ishin 700 milionë dollarë. Besojmë se këto shifra do të rriten çdo ditë”, tha Kasapoğlu.

Duke u shprehur se Maqedoninë e Veriut e shohin si një partner të rëndësishëm në fushën e investimeve, Kasapoğlu tha se si rezultat i kësaj, pritet një investim prej 1,2 miliard dollarësh.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Bekteshi, nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë bashkëkryesues i takimit të Komisionit të Përbashkët Ekonomik me Kasapoğlun dhe tha se këto takime janë të rëndësishme për rritjen e ekonomisë dhe bashkëpunimit të të dyja vendeve. Bekteshi gjithashtu nënvizoi se do të diskutohet edhe për çështjen e bashkëpunimit afatgjatë me autoritetet turke në çështjen e furnizimit me gaz natyror në vend.