Ministri Lloga reagon lidhur me ndërprerjen e aktgjykimit për organizatorët e 27 prillit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Prill, 2023

Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga ministri Krenar Lloga reagoi sot lidhur me ndërprerjen e aktgjykimit për organizatorët e 27 prillit.

“Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të thyerjeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Me qëllimin më të mirë, i bëjmë thirrje Këshillit Gjyqësor që të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi, të fillojë një procedurë përfshirëse disiplinore nëse konstatohet se disa me vetëdije apo pa vetëdije me veprimet e tyre kanë lejuar që besimi në sistemin e drejtësisë të bjerë në nivelin më të ulët”, thuhet në reagim.

Gjykata e Apelit sot shfuqizoi vendimin për organizimin e dhunës së përgjakshme në Kuvend në 27 prill.

Kjo gjykatë pranoi ankesat e të akuzuarve kryesor Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski. Lënda për organizatorët e dhunës rikthehet për rigjykim para shkallës së parë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

INFO

NA NDIQ