Ministri Lloga: Fillojmë me zbatimin e reformave të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut

ina-online
ina-online

24/10/2023

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postiminë profilin e tij në FB ka shkruar se Maqedonia e Veriut ka filluar me zbatimin e reformave të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve në Këshillin Gjyqësor.

Sot mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve në Këshillin Gjyqësor.
Gjatë fjalës sime theksova se, është e nevojshme për reformë serioze të Këshillit Gjyqësor dhe forcimin e rolit të Shoqatës së Gjyqtarëve.
Jemi në pritje të Raportit nga Misioni vlerësues, për të cilin menjëherë pasi ta marrim do të formojmë një Grup pune i cili do të inkorporojë rekomandimet nga raporti dhe do të zbatojë aktivitetet nga Strategjia e re zhvillimore për sistemin e gjyqësorit (2023 – 2027), lidhur me ri përcaktimin e procedurës për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë është e gatshme të nisë përfundimin e mandatit të anëtarëve, me qëllim të reformimit të përbërjes së Këshillit, për të cilën pret edhe mbështetjen e deputetëve në Kuvend, e gjithashtu për të njëjtën do të ketë debat të hapur dhe të gjerë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

grabitja

Arrestohet shkupjani që grabiti një barnatore në Shkup

LSDM SDSM

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

INFO

NA NDIQ