Ministri Lloga: Pa ndërkombëtarët jo “vetting” në drejtësi

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/03/2023

Ministri i ri i drejtësisë, Krenar Lloga në një takim të sotëm me gazetarët ka theksuar se pa mbështetjen ndërkombëtare nuk ka në plan të bëj “vetting” në drejtësi apo siç njihet si proces për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Në ministri nuk ka asnjë dokument që lidhet me vettingun, nuk ka asnjë shkronjë. Ne jemi të mendimit që duhet të ketë një vetting. Në këtë vetting duhet të përfshihen BE dhe SHBA. Nëse ata nuk janë pjesë e këtij procesi, ne nuk do ta nisim”, deklaroi ministri Lloga.

Duke folur për “vetting”-un që u zhvillua në Shqipëri, ai theksoi se Maqedonia është larg Shqipërisë për sa i përket krimit në gjyqësor, pra sipas tij, është në një nivel shumë më të mirë. Lloga tregoi gjithashtu se është takuar me zyrtarë nga Shqipëria për të parë se çfarë takti kanë përdorur për vettingun.

I pyetur nëse do të ketë një rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve pas vettingut, Lloga shtoi se tani nuk është koha për këtë çështje, duhet të diskutohet.

“Çdo gjë për të thënë është shumë herët. Të gjitha partitë politike janë të përkushtuara, nëse të gjithë janë të këtij qëndrimi, atëherë do të jetë e lehtë”, deklaroi ministri i drejtësisë.(INA)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË