Ministri Lloga takim me kryeprokurorin Abazi

ina-online
ina-online

17 Gusht, 2023

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me iniciativë të tij, u takua me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

Në takim, ndër të tjera, u diskutua për procedurën që është duke vazhduar në këtë prokurori në lidhje me tenderin për furnizimin e spitaleve modulare, në kuadër të të cilit ndërmerren veprime me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorisë publike. Sa i përket çështjeve të tjera, u diskutua për Strategjinë e re për Zhvillimin e Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 si dhe për reformat që do t’i mbulojë ajo.

Prokurori Publik, Abazi, e njoftoi Ministrin e Drejtësisë, Lloga, se është finalizuar prokurimi i fundit publik për rregullimin e objektit të ri ku së shpejti do të vendoset Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë objekt dukshëm do të përmirësohen kushtet hapësinore për punë për prokurorët publikë dhe do të pajiset me një laborator modern të mjekësisë ligjore, i cili do të lehtësojë dukshëm ekspertizën e provave.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-22-00-08-01-741-edit_com.facebook.katana

Ndërron jetë Musadik Pajaziti i Grupit të Kumanovës

Screenshot_2023-09-21-23-35-55-588-edit_com.facebook.katana

Ringjallet “Ilirida”

higjiena komunale shkup protest

Këshilltarët e ASH-së rrëzojnë vendimin e Maznevës, rikthejnë në punë punëtorët e NPK “Higjiena Komunale” Shkup

IMG_5173

Kasami takim me Lazim Destanin, çka u dakorduan?

policia-1-1-1392x766

Dramë në Shkup: Përleshen fizikisht dy kinezë

harta-komunat-shqiptare-maqedoni

“Struga dhe Çairi më së paku premtime të mbajtura”/14 komuna shqiptare “nën thjerrën” e IDEA-s

IMG_5172

Fronti Evropian? – Hoxha: Nuk duhet hedhur si ide, jemi të hapur të bisedojmë!

IMG_5169

Taravari: Aleanca ka besueshmëri stabile në elektorat

IMG_5171

Spitali i Kumanovës me drejtore të re

INFO

NA NDIQ