Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Picture of INA
INA

13/06/2025

Prishtinë, 12 qershor 2025 – Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka kujtuar ditën historike të 12 qershorit 1999 si një pikë kthese për popullin shqiptar dhe fillimin e epokës së shtetndërtimit. Në një postim publik, Maqedonci përshkroi emocionet dhe kujtimet nga ato ditë, kur së bashku me bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit hynë në Prishtinë dhe u takuan me trupat britanike.

“U bënë 26 vite, prej kur më 12 qershor 1999, Kosova u çlirua nga Serbia pushtuese,” shkroi Maqedonci. Ai përmendi figurat emblematike të historisë kombëtare – nga Hasan Prishtina dhe Shaban Polluzha, te Adem Demaçi dhe Adem Jashari – duke theksuar se ëndrra e tyre për liri u bë realitet në qershorin e vitit 1999.

Ministri theksoi frikën e madhe që ekzistonte në ditët e fundit të luftës, se Serbia mund të kryente masakra të reja gjatë tërheqjes së saj nga Kosova. Ai kujtoi edhe krimet e rënda të kryera gjatë luftës: dhjetëra mijëra të vrarë, përfshirë fëmijë, qindra mijëra të dëbuar, si dhe dëmet e mëdha materiale dhe kulturore të shkaktuara nga forcat serbe.

“Shumë shokë, luftëtarë të UÇK-së kishin rënë dëshmorë duke paguar me jetën e tyre për lirinë tonë… Mijëra shtëpi, ndërtesa kulti, biblioteka dhe monumente kulturore ishin shkatërruar,” theksoi ai, duke shtuar se plagët e luftës ende rëndojnë shoqërinë dhe vendin.

Në përfundim të mesazhit të tij, Maqedonci theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe kultivimit të kujtesës historike kolektive. “Ne e kemi fituar lirinë, e cila duhet ruajtur dhe mirëmbajtur çdo ditë, çdo kund, nga secili sipas detyrës dhe përgjegjësive të tij.”

Ai uroi qytetarët për Ditën e Çlirimit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më madhore në historinë moderne të Kosovës. (INA)

TË FUNDIT

Roza Lati për nënën e saj, Rita Latin: E kam parë gjithmonë si Merlin Monroe-n time

Rrëfimi i vajzës së Agron Llakajt për humbjen e nënës: Babi çdo ditë i çon lule, humbëm boshtin e familjes

Ngërçi politik në Kosovë, sot tentativa 46 për konstituimin e Kuvendit

“Isha në klubin më të madh në Amerikë, tani do të shkoj në më të madhin në botë”…

Luis Enrique dhe Joao Neves ende në ajër, pas gjesteve të tyre ndaj Chelseat

Njëmbëdhjetë transferimet më të shtrenjta në histori, që kanë krijuar ‘gropë’ të Chelsea

ME TE LEXUARA

1

"Isha në klubin më të madh në Amerikë, tani do të shkoj në më të madhin në botë"...
1
Luis Enrique dhe Joao Neves ende në ajër, pas gjesteve të tyre ndaj Chelseat

LEXO MË SHUMË