Bashkë ministrat e mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë, çfarë u bisedua?

Picture of INA
INA

30/08/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti me ceremoni të lartë ushtarake ministrin e ri të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, i shoqëruar nga delegacioni i tij.

Pas takimit të dy ministrave, gjithashtu u zhvillua edhe takimi dypalësh në mes të delegacioneve, ku u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë e vëllazëror, si dhe zgjerimin e tij, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Në konferencën për media, organizuar me rastin e kësaj vizite, ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij për nderin dhe respektin e treguar me rastin e zhvillimit të vizitës së parë jashtë vendit në Republikën e Kosovës.

“Me Republikën e Shqipërisë dhe me Ushtrinë shqiptare bashkëpunojmë në vazhdimësi, për tu përballur me çdo sfidë, rrezik dhe kërcënim, që synon të kërcënojë trashëgiminë, vlerat dhe sigurinë tonë të përbashkët. Me mbështetjen e Republikës së Shqipërisë synojmë që në të ardhmen të jemi pjesë e strukturave tjera euroatlantike”, tha ministri Maqedonci, duke shtuar se si dy vende demokratike do të vazhdojmë të kontribuojmë në luftën globale kundër rreziqeve që kërcënojnë sigurinë globale.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu iu falënderua ministrit Maqedonci për pritjen e ngrohtë e vëllazërore dhe ndër tjera theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe FARSH, me te gjitha mundësitë që kanë do të mbështesin FSK-në në rritjen e kapaciteteve si dhe në investimin në kapital njerëzor.

Të dy ministrat e mbrojtjes theksuan se bashkëpunimi i shkëlqyer në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të të dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje, sidomos në fushën e trajnimeve dhe operacionalitetit, si dhe me theks të veçantë në zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë ushtarake.

TË FUNDIT

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Egli zhvendoset përfundimisht në Kosovë, tregon arsyet personale pas vendimit

“Qenka shtatzënë…”, Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Dukja e saj e fundit habit rrjetin

Rita Ora i bën jehonë hitit të Taynas

Kupa e Botës për Klube, fillon dita e dytë në grupe… Leo Messi sfidon Porton!

Show i Juventusit në debutimin e tij në Kupën e Botës, fiton 5-0 ndaj Al Ain…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË