Ministri Mehaj viziton Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Armend Mehaj

Adresa e radhës gjatë vizitës sime në SHBA, sot ishte Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (United States National Security Council), ku u prita nga Drejtoresha për Ballkan dhe Evropë Qendrore, znj. Robin S. Brooks.
Me këtë rast, vlerësova lart partneritetin me SHBA-në dhe e informova znj. Brooks me përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes. Në vazhdim diskutuam edhe për sigurinë rajonale, ndikimet e huaja si dhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë globale.
Nga ana e saj, znj. Brooks vlerësoi vizionin dhe objektivat e mi për të ardhmen duke potencuar angazhimin në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Ajo u zotua se do të punojmë ngushtë për të realizuar prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe qëllimet tona strategjike si Ministri i Mbrojtjes.