Ministri Mexhiti nis me shkarkime: S’ka më drejtorë që flenë

INA
INA

5 Qershor, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka shkarkuar kardiokirurgun Sashko Jovev nga posti i drejtorit të Kardiologjisë dhe udhëheqës i ekipit që ka kryer transplantin e zemrës.

Në pyetjen se pse e ka shkarkuar, ministri Majiti ka thënë se nga klinikat do të largohen drejtorë që flenë dhe nuk kanë rezultat.

“Nuk do të ketë drejtorë që ulen, flenë dhe nuk kanë rezultate. Prandaj shëndetësia është në një gjendje kaq të amortizuar. Ky është vetëm fillimi”, tha ministri Mexhiti, duke shtuar që secili drejtor do të duhet të përgatis raporte se çfarë ka bërë.

Ai theksoi se drejtorët janë të përkohshme dhe se nuk do të lejojë drejtorë të përhershëm.

“Ai është staf partiak i emëruar në kohën e Venkos, nuk ka drejtorë të përjetshëm, as unë nuk jam i përjetshëm. Në atë vend do të ketë staf nga partneri i koalicionit LSDM, kështu është dhe do ta respektojmë”, theksoi ministri i shëndetësisë.

Për ata që janë të interesuar se çfarë gabimi ka bërë Jovev, ministri Mexhiti tha se mund të kërkojnë të dhëna të sakta nga shërbimet. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog

Onkologija Onkologjia shkup

Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

INFO

NA NDIQ