Ministri Minçev: Nuk do t’i dërgojmë komunikatat në shqip

Picture of Ina Online
Ina Online

08/11/2024

Ministria e Administratës Publike, komunikatat dërguar mediave nuk e ka ndërmend t’i dërgoj në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën maqedonase.

Në pyetjen e gazetarëve nëse komunikatat do t’i dërgojnë edhe në shqip, pasi për momentin dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke i kujtuar edhe ligjin e përdorimit të gjuhëve, ministri i Administratës, Goran Minçev, tha se ato do të jenë vetëm maqedonisht, por me kërkesë të ndonjë individi mund të përkthejnë në shqip.

“Komunikatat do t’i dërgojmë vetëm në gjuhën maqedonase, ai që do tëkërkojë për nevoja të veta, do të përkthehen në shqip”, theksoi Minçev.

Kurse i pyetur për ligjin për përfaqësim të drejtë ai tha se nuk e di në çfarë faze është, por tregoi se atë e punon një grup ekspertësh, duke shtuar se ligji për përfaqësim të drejtë është kategori kushtetuese.

“Në korrniza të Qeverisë, është një grup ekspertësh që noton, sugjeron, jep vërejtje dhe ndoshta propozon për një zgjidhje të re ligjore, e cila me draft propozim ligj eventual do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe më pas do të finalizohej si zgjidhje ligjore”, theksoi ministri i Administratës.

Duke folur për reformat në administratë, ministri u shpreh se është për variantin që zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen dhe shtoi se është mirë që një pjesë e numrit të administratorëve të zvogëlohet në mënyrë natyrale.

Të dhënat e fundit të ligjit për përfaqësim të drejtë referuar periudhës dhjetor 2023, që është në korniza të Ministrisë së Drejtësisë, tha ministri tregojnë se numri i të punësuarve shqiptarë në administratën publike ka qenë 23%, kurse i bashkësive tjera etnike më të vogla ka qenë nga 5-7% .

TË FUNDIT

VIDEO/ Luiz Ejllit i rikthehet buzëqeshja, Kiara ndan pamjet më të bukura me Luna Marinë

Janevska tha se UÇK-ja nuk ka vlerë për Maqedoninë, Bexheti: Ministrja e Arsimit është në syrin dhe vëzhgimin tonë

MPB rikujton qytetarët: Afati i fundit për ndërrimin e patentave të shoferit, 31.12.2024

Fronti Europian kërkon interpelancë për Mexhitin, Toshkovskin, Isenin dhe Stoillkoviçin

“BDI-ja është leksion i mësuar”

Reagime pas dorëheqjes së Damevës, Qeveria: Vendimi ishte i drejtë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË