Ministri Osmani në takimin urgjent të NATO-s për Rusinë dhe Ukrainën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Janar, 2022

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonis së Veriut, Bujar Osmani sot mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut Verior të NATO-s në nivel të ministrave të jashtëm, i cili u mbajt përmes video-konferencës, duke pasur në fokus praninë ushtarake ruse rreth kufirit me Ukrainën si dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë evropiane.

Takimi i jashtëzakonshëm u mbajt në pritje të Këshillit të planifikuar NATO-Rusi dhe takime të tjera në formate të ndryshme, që kanë si synim gjetjen e një zgjidhje me mjete komunikimi joushtarake, kryesisht diplomatike, përcjell INA.

“Ministri Osmani përsëriti mbështetjen e Maqedonisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe shprehu shpresën për zgjidhje paqësore të situatës. Osmani nënvizoi rëndësinë e unitetit dhe kohezionit ndërmjet aleatëve, si mjet i fuqishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe për bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe vendet e tjera partnere”, thuhet në MPJ. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

foto i pabesi filmi

Regjisori Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë

liburn aliu

Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

LSDM-Kovacevski

Përfundoi mbledhja e kryesisë së LSDM, ja vendimet

foto i pabesi filmi

Në Tiranë Serbia luan Beethovenin e Berliozin, në Bujanoc arreston artistët shqiptarë

snopce

Snopçe: Edhe ASH e gatshme të dal nga Qeveri, nëse Mickoski e ka seriozisht

LSDM-Kovacevski

Mbledhja e LSDM-së, Kovaçevski: Është mirë që opozita po ndryshon qëndrim

mickovski-600x357

Mickoski jep dy lajme: LSDM pa pushtet, BDI në opozitë

Albin-Kurti-5

Gazeta franceze “Le Monde” shkruan për Albin Kurtin

INFO

NA NDIQ