Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për një vizitë pune në Sofje.
Osmani do të takohet me kolegun e tij bullgar Nikolaj Milkov dhe së bashku do të vizitojnë shtetasin e lënduar maqedonas, i cili u sulmua fizikisht të enjten në Ohër, njoftoi dje MPJ.
Vizita do të shfrytëzohet, siç thonë nga MPJ, për shkëmbimin e mendimeve mes dy ministrave për incidentin në Ohër, për provokimet e shpeshta, si dhe për aktivitetet e dy ministrive për parandalim dhe rezistencë ndaj provokimeve të ngjashme.(INA)