Ministri Peci: Keqpërdorimet e 700 mijë eurove nga IBK do t’i adresoj në Prokurori

INA
INA

17 Gusht, 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se Instituti i Bujqësisë në Pejë është institucioni më shkeljet më të mëdha në Kosovë.

Ai duke komentuar raportimet në media për shkeljet që ka gjetur Auditori për këtë instituti, ka thënë se gjetjet për keqpërdorimet e 700 mijë eurove do t’i drejtohet Prokurorisë.

Peci ka përmendur edhe disa shkelje tjera që sipas tij janë nga viti 2017-2019, për të cilat po ashtu ka thënë se do t’i dërgojë në Prokurori.

“Thënë ndryshe, IBK është institucioni me shkeljet më flagrante në Kosovë, besoj unë. Nga tjetërsimi i pronave, uzurpimi e ndërtimi i pronave private në pronat institucionale;Keqpërdorimi e keqmenaxhimi i financave publike; e deri tek sistemi i IT-së jashtë çdo rrjeti Qeveritar e vërtetojnë se IBK-ja është trajtuar si plaçkë lufte!

Të gjitha këto shkelje, nga e para e deri tek e fundit, me dëshmi të bashkangjitura, i ka në dispozicion Prokuroria e Kosovës… Shkeljet e lartcekura në Prokurori si dhe gjetjen e auditorit për keqpërdorimin e 700 mijë eurove, do t’i adresojë poashtu shumë shpejt në prokurori! ka shkruar Peci.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora-rryma-evn-struja

Si ta përgjysmoni faturën e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit?

gazprom

Turqia nënshkruan marrëveshje për eksportin e gazit natyror në Rumani

airalb

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

Foto: Ilustrim

Një restorant në Gjermani ofron një rrogë prej 11 mijë eurove

flamuj-balkkani-peendimor

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Berati-shqiperi

Rekordi i turizmit, 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në janar-gusht 2023

pare-euro

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 12 milionë euro javën e kaluar

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Qeveria nesër do të marrë vendim për uljen e çmimeve të pijeve, vijon analiza për produktet higjienike

INFO

NA NDIQ