Nga Beqir Sina/INA
Në kuadër të vizitës së tij, disa ditore në SHBA, zoti Xhemail Çupi Ministër pa portofol i ngarkuar për Diasporën në Maqedoninë e Veriut u takua me veprimtarin Selim Turhan Rusi në Staten Island – New York City.
Në këtë takim mori pjesë edhe Bekim Emini – CEO nga Agency for Foreign Invesments and Export Promotion.
Takimi u mbajt pikërisht në “Shtëpinë e Bardhë” të biznesmenit Sel Rusi në Nju Jork, ku 7 vite më parë në këtë shtëpi Sal Rusi organizojë një fushat për mbledhjen e fondeve për kandidaten për presidente të SHBA, Hillary Clinton.
Xhemail Çupi dhe Selim Turhan RusiFOTO GALERI
Në emër të Familja Rusi duke i uruar mirëseardhje babai i vëllezërve Sel, Ilirjan dhe Benjamin Rusi, z. Turhan Rusi, me telefon nga Florida, shprehu kënaqësinë e familjes së tij për takimin e ministrit shqiptar nga Maqedonia me djalin e tij Selim Rusi.
“Sot pata nderin që bashkë me Ministrin e Diasporës prof.Xhemail Çupi, të jem mysafir në rezidencën e biznesmenit shqiptar z.Selim Rusi, i cili njihet si një prej biznesmenëve më të suksesshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA!“ shkruajti në statusin e tij zyrtar Bekim Emini i cili po shoqëron gjatë kësaj vizite ministrin e diasporës.
Mëtutje ai duke e vlerësuar këtë takim tha se ky ishte një takim me një personalitet me një sfond patriotik dhe atdhedashës, me vlera të larta dhe me arritje shumë të medha në sferën e biznesit!
Ndërsa, duke folur për rëndësinë e këtij takimi Emini pohojë se: ”E vecanta e kësaj pritjeje ishte se në shtëpinë e z.Selim Rusi, simbol i dedikimit së mikpritjes tradicionale shqiptare, u bisedua gjerësisht për kontributin e ndihmën e shqiptarve nga vendorigjina e tyre, një shembull që duhet ndjekur edhe nga njerëzit që merren me politikë në trojet tona.” tha ai.
Xhemail Çupi dhe Selim Turhan RusiFOTO GALERI
“Me z.Rusin biseduam kryesisht për mundësitë e investimeve në sferat e ndryshme të biznesit si dhe shqyrtuam ide në lidhje me investime të mundshme në të ardhmen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Kurse ministri Çupi tha se: ”Diaspora shqiptare është një shkollë edhe fetare edhe kombëtare dhe politike për ne. Shpresojmë që krahas të mirave ekonomike që i perfitojmë nga ata, të kemi guximin të kërkojmë edhe ndihmë në udhëheqjen e mire.”(INA)