Ministri Sali i kundërpërgjigjet Kovaçevskit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kovaçeski, i cili gjatë ditës së sotme i kërkoi llogari për vdekjen e pacientit me fibrozë cistike, Bllagojçe Ilievski.

Ministri Sali tha se Ministria e Shëndetësisë që prej datës 27.01 ka kërkuar nga Qeveria të sigurojë mjete për furnizim të ri me terapinë për pacientët me fibrozë cistike.

Ja reagimi i plotë i ministrit Sali:

E shfrytëzoj rastin që të shpreh ngushëllimet më të sinqerta deri te të afërmit e të ndjerit Bllagojçe Ilievski. Jam vërtetë i tronditur që ndodhi kjo tragjedi, dhe asnjë shpjegim ose deklaratë prej politikani nuk do ta kthejë në jetë.

Megjithatë, nuk mund të hesht, as si njeri dhe as si ministër, kur mbi shpatullat e një tragjedie të tillë, bëhet përpjekje e ulët për pikë politike. Prandaj, ja faktet:

(1) Është fakt se Ministria e Shëndetësisë, që prej 27.01 ka kërkuar nga Qeveria të sigurojë mjete për furnizim të ri me terapinë për pacientët me fibrozë cistike. (2) Është fakt se përkundër kërkesës nga MSh-ja, as Qeveria e RMV-së, as personalisht kryeministri, deri dje nuk kanë vendosur që t’i sigurojnë ato mjete. (3) Është fakt se nuk ka terapi të mjaftueshme për shkak se nuk u soll ai vendim nga të tjerët, dhe jo për shkak të MSh-së.

Prandaj, nuk e kam të qartë tentimin që t’i hidhedh faji MSh-së, kur as sigurimi i mjeteve dhe as furnizimi i terapisë nuk janë nën kompetencën tonë. Mjetet i siguron Fondi Shëndetësor, ndërsa furnizimin e bën klinika përkatëse. Por, as ata nuk mund të veprojnë pa vendim qeverie ose pa urdhër të kryeministrit.

Prandaj, mendoj se është e papërgjegjshme ta zhvendosim përgjegjësinë. Nëse do të donim të garonim me deklarata politike, unë poashtu do të mund të përgjigjesha me pyetje: ai i cili, përkundër kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka miratuar mjete për ilaç për pacientë me një sëmundje të tillë të rëndë, a vlerëson se mund ta vazhdojë mandatin?

Do të mund të pyesim edhe nëse ndoshta shumë kohë dhe vëmendje është harxhuar për bisedimet e koalicionit, derisa pacientët prisnin. Megjithatë, vlerësoj se deklaratat e tilla populiste janë të papërshtatshme në raste të tilla.

Unë e di se politika është profesion i paskrupullt, por ne megjithatë kemi obligim ta ruajmë dinjitetin dhe njerëzoren. Megjithatë të gjithë ne jemi pacientë potencialë në shëndetësinë publike dhe duhet të bashkëndjenjë për hallet e bashkëqytetarëve tanë, pavarësisht resurseve të kufizuara.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

INFO

NA NDIQ