Ministri Sali mori dozën e tretë të Pfizer: Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur popullsinë nga Covid-19.

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/01/2022

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot është vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës “Pfizer” kundër koronavirusit në pikën e vaksinimit të Fakultetit Ekonomik në Shkup, në kuadër të aksionit të përbashkët me studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Stomatologjisë dhe Farmacisë. Ai ka dërguar mesazh se vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e popullatës.

“Sot mora dozën e tretë të “Pfizer” dhe ndihem shumë mirë. Për të gjithë qytetarët që kanë dyshime për vaksinimin, dëshirojmë të dërgojmë një mesazh nga ky vend akademik së bashku me rektorin Jankullovski dhe profesorin Grozdanova se vaksinimi është i sigurt dhe kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Në të kaluarën dhe në të ardhmen, politikat shëndetësore për mbrojtjen e popullatës do të synojnë promovimin e vaksinimit. Dua të apeloj që në vendin tonë qytetarët kanë nevojë për veprime shtesë, gjegjësisht stimulim të vaksinimit sepse nuk mund të themi se jemi të kënaqur me përqindjen aktuale të të vaksinuarve për t’iu afruar liberalizimit të masave mbrojtëse nga Covid-19″, tha ministri i Shëndetësisë Sali.

I pyetur se si do të rikthejë besimin e qytetarëve për vaksinat, kur mes të vdekurve ka të vaksinuar dhe që në vendin tonë të mos ndahen pacientët e vdekur nga Covid-19 dhe ata me Covid-19, ministri tha se metodologjia. në vendin tonë ka një qasje tjetër dhe nuk duhet të na ngatërrojë pse kemi mbi 8000 vdekje nga që nga fillimi i Covid-19 dhe në vendet e tjera janë më pak.

“Më duhet të përmend se në interes të transparencës, institucionet tona kanë dashur që në fillim të tregojnë se sa ka të vdekur si pasojë e Covid-19, Fakti është se Covid në vetvete është i ndërlikuar dhe është një faktor shumëorganësh që përkeqëson gjendjen e një pacienti dhe normalisht mund të jetë shkaku i vdekjes”, tha Sali./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ