Ministri serb i mbrojtjes kërcënon Kosovën

Picture of INA
INA

27/10/2023

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe autoritetin ushtarak atje ia lamë Kfor-it”, tha Vuçeviç.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha sot se bisedimet në Bruksel me përfaqësuesit evropianë për Kosovën ishin të vështira dhe të dhimbshme, por se Serbia “ka shmangur skenarin për të qenë fajtori dhe faktori përçarës”.

“Asgjë nuk është e bukur dhe e lehtë për ne atje, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur dhe të lehtë nga ato biseda. E mira është që Serbia e shmangi atë skenar për të qenë fajtore, për të qenë një faktor përçarës, për të dashur konflikte, sepse ai skenar tashmë është përgatitur me qëllim që jo vetëm ta akuzojnë Serbinë, por edhe ta ndëshkojnë atë”, tha Vuçeviq për televizionin Happy.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet që përjashtojnë pavarësinë e Kosovës dhe ulësen në Kombet e Bashkuara.

“Ne nuk pranojmë asnjë formë të njohjes de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”. Mund të flasim për gjëra të tjera, qoftë deklaratë doganore, vulë kjo apo ajo… Gjithçka që nuk shpie në pavarësinë e Kosovës është për ne diçka që mund të jetë temë në tryezë”, tha ai.

Ministri vlerësoi se 90 për qind e qytetarëve më së shumti do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga ai dialog dhe largohet prej tij. Pretendon se Serbia vet u tërhoq nga Kosova.

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet ta dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244 dhe autoritetin ushtarak atje ia lamë Kfor-it”, tha Vuçeviç.

TË FUNDIT
2 ditë
Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë
2 ditë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
2 ditë
Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)
3 ditë
Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”
3 ditë
“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

IMG_4357

Si Serbia po e zvogëlon numrin e shqiptarëve në Preshevë

milo gjukanoviq gjukanovic

Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij

Tabanoc kufi

Po vijnë mërgimtarët, ja si është gjendja nëpër kufij (LIVE)

tv-media-radiodifuzion

Mali i Zi ndaloi transmetimin e 20 mediave ruse, Rusia paralajmëron “përgjigje”

Lajcak

“Nuk duhet të pritet janari”, kërkohet urgjentisht largimi i Miroslav Lajçakut

petkovic simic serbi kine

Ministrat e Vuçiqit në Kinë, heshtje në Bruksel?!

ministrat e mbrojtjes nato ballkan

Forcat e NATO-s do të mund të kalojnë shumë më shpejtë nëpër Korridorin 8!

srebrenica

Maqedonia bashkësponsorizoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, por qeveria e re nuk do ta shënojë Ditën Ndërkombëtare

Samiti NATO

Samiti i NATO-s në Washington/ Rama pranë Biden dhe Stoltenberg

INFO

NA NDIQ