Ministri Shaqiri jep lajmin për hapjen e paraleles shqipe në shkollën e Idrizovës

ina-online
ina-online

01/12/2023

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një postimi ka bërë të ditur lajmin për hapjen e një paralele me mësim në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore “Njegosh” në Idrizovë të Shkupit.

Ministri Shaqiri theksoi se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së komunës së Gazi Babës, për krijimin e kësaj paraleleje.

“Kam kënaqësinë të informoj se morëm kërkesë nga Komuna e Gazi Babës për formimin e një paralele në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh”, e cila mësimin do ta ndjek në gjuhën mësimore shqipe. Natyrisht, ne iu përgjigjëm pozitivisht kërkesës, sepse kur procesi edukativo-arsimor realizohet në gjuhën amtare, atëherë është më efikas. Në vendin tonë kjo e drejtë e qytetarëve është e garantuar dhe e rregulluar me Kushtetutë dhe me ligj dhe duhet respektuar ndërsa për këtë aludoi edhe komuniteti ndërkombëtar të cilin e njoftuam me sfidën, të motivuar nga arsye politike”, pohoi Shaqiri.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

rasti-Sopotit

Sopoti – 21 vjet, rast klasik i montuar, 12 banorë me 156 vite burg, 6 agjentët fajtorë kurrë nuk u përgjigjën!

INFO

NA NDIQ