Ministri Shaqiri pret në takim ambasadoren gjermane, Holshtajn: Diskutohet depolitizimi i administratës

0

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, shkëlqesinë e saj Anke Holshtajn.

Në takim u diskutua lidhur me projektet aktuale të ministrisë, sfidat, realizimin e synimeve, si dhe planet e mëtejshme për bashkëpunim.

Në takim u theksua edhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkrete në drejtim të depolitizimit të administratës, si dhe u diskutua lidhur me përfitimet të cilat i sjell procesi i digjitalizimit.

MSHIA-ja dhe Ambasada e Gjermanisë do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin e suksesshëm.

Gepostet von Ministry of Information Society and Administration am Dienstag, 20. Oktober 2020