Ministri Shfeçla jep detaje nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës

Picture of INA
INA

24/09/2023

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një deklaratë për mediat ku është shprehur se një tjetër zyrtar i policisë është lënduar gjatë operacionit.

Ai zbuloi se gjatë ndërhyrjes është zbuluar një sasi e jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, teksa shtoi se këto ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.

Sakaq, ai shtoi se policia është në çdo cep të manastirit dhe se aksioni policor në Banjskë vijon.

“Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll.

Kishim edhe një tjetër zyrtar lehtë të lënduar, por të tjerët falë profesionalizmit ia dolën pa lëndime e pa viktima të tjera të kryejnë operacionin. Me këtë rast kemi 6 të arrestuar, 2 nga ata të plagosur, me uniformë ushtarake, kemi të paktën 3 sulmues të vrarë. Me këtë rast policia ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada dhe lirshëm mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.

Policia është në çdo cep të manastirit. Aty ka një numër pelegrinësh dhe do hetohet që mos të ketë të infiltruar nga sulmuesit”, u shpreh ai.

TË FUNDIT
2 orë
Qeveria emëroi disa drejtorë
4 orë
Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë
5 orë
Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!
5 orë
Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat
6 orë
Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

ME TE LEXUARA

13 orë
Zëdhënësi i DASH-it: Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë
12 orë
Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete
1 ditë
Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat
11 orë
VLEN për kallëzimin penal të nipit të Ali Ahmetit
1 ditë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
9 orë
Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi
1 ditë
Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

LEXO MË SHUMË

qeveria e maqedonise

Qeveria emëroi disa drejtorë

Ixhet-Lutfiu-

Sonte në Tetovë “Diaspora në objektivin e Ixhet Lutfiut”, filmi dokumentar që dëshmon për rolin shqiptarëve në Danimarkë

IMG_0039

Antikorrupsioni/ Punësime gjatë zgjedhjeve – inicohet procedurë kundër një ish zv/ministri?!

arben taravari

Ministri Taravari realizon edhe një premtim: Deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privat

Pançe Toshovski

Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

ridvan ibrahimi

Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës

IMG_4667

Edi Rama jep lajmin e mirë për pushuesit në plazhin publik të Vlorës

IMG_4668

Shkrimi nga Sarajeva që shkaktoi reagime në Kosovë, përmendi dy portalet kosovare se marrin para nga Serbi

ahmeti drin ali

VLEN për kallëzimin penal të nipit të Ali Ahmetit

INFO

NA NDIQ