Ministri shqiptar në Qeverinë e Zaevit do të hetohet nga Antikorrupsioni

0

Komisioni për parandalim të korrupsionit në seancën e sotme ka marrë vendim që të hapë lëndë, me çka do të hetohet për keqpërdorim të mundshëm ministri nga radhat e RDK-së, në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu.

Siç ishte theksuar në seancën e sotme të Anti korrupsionit, ekzistojnë dyshime për punësim të familjarëve dhe persona të afërm të ministrit, gjithashtu i njëjti do të hetohet për përdorimin e makinave zyrtare për nevoja personale.

Antikorrupsioni kanë vendosur që të hapin lëndë për të hetuar gjendjen faktike. Në këtë resor përgjegjës është ministri aktual Suhejl Fazliu.

Në dhjetor të vitit të kaluar, policia financiare ka ngritur padi penale kundër tij dhe kundër paraardhësit të tij Lirim Shabani, për pagesë të paligjshme të honorarëve në vlerë prej 37 mijë eurove./Alsat-M