“59 persona kanë vdekur, me ç’rast 39 prej tyre janë identifikuar. Jetën e ka humbur edhe një polic nga Probishtipi, i cili ka vepruar sipas planit të përpiluar më parë për kontrollin e objekteve”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas tij, 31 viktima janë nga Koçani, katër viktima janë nga Shtipi dhe të tjerët po identifikohen, përcjell INA.
Toshovski theksoi se 155 persona janë plagosue dhe se ata po trajtohen në disa spitale në të gjithë vendin. Ai po ashtu shtoi se po vijojnë hetimet e plota dhe se ndaj katër personave janë shpallur fletëarreste.(INA)