Ministria e Drejtësisë: Do të përshpejtohet rikonstruimi i burgjeve

ina-online
ina-online

15 Shtator, 2023

Do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese -korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në takimin me zëvendësguvernatorin e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Tomas Bocek dhe Arnaud de Verdier, kantri menaxher i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, diskutuan për çështjet prioritare lidhur me kushtet në burgje, trajtimin, veprimin me personat e paraburgosur dhe të dënuar, me qëllim të arritjes së risocializimit dhe rehabilitimit të personave që vuajnë dënimin me burg.

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës është kërkuar që në afat sa më të shkurtë të mundur të ndërmerren masa efektive për sanimin e dëmeve të shkaktuara në njësinë gjysmë të hapur dhe të hapur në INK-SHNK Idrizovë.

Ministri u falënderua për mbështetjen e përgjithshme për realizimin e Projektit, me të cilin janë përfshirë disa institucione ndëshkuese korrektuese, mes të cilave edhe shtëpia edukativo korrektuese në Tetovë dhe burgu në Kumanovë. Vlerësimi dhe përparimi i situatave në sistemin penitenciar janë pjesë e procesit para aderues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ