Kërkesa për ekstradimin e Alil Demirit nga viti 2018 është ende aktive, kumtoi Ministria e Drejtësisë në lidhje me ekstradimin e Demirit, të cilit dje i është hequr liria në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale “terrorizëm” në vitin 2018 në lidhje me vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovës.
Nga Ministria e Drejtësisë thonë se tashmë gjykata kompetente është përgjegjëse për procedurat e mëtutjeshme, dhe që nga viti 2018 nuk ka asnjë përgjigje lidhur me ekstradimin.
Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi në afërsi të liqenit të Smilkovës më 12 prill 2012, ku u vranë katër djem dhe një peshkatar.