Ministria e Drejtësisë: Propozimi Ligj për falje është dorëzuar në procedurë qeveritare

INA
INA

04/10/2023

Projektligji për falje është dorëzuar në procedurë qeveritare, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë vitin e kaluar formoi një grup punues të përbërë nga përfaqësues të institucioneve përkatëse të gjyqësorit, si dhe përfaqësues të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuniteti shkencor. Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, nga të cilat janë veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet që përmbahen në sistemet juridike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të atyre shteteve me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme”, thuhet në kumtesë.

Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, thuhet më tej, para së gjithash, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtirat juridike në ligjin ekzistues që u konstatuan në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të disa çështjeve që propozohen të rregullohen me ligjin e ri.

Risitë kyçe që i përmban Propozim Ligji janë Çështja e së drejtës së Presidentit për t’i falur personat nga dënimi dhe nga ndjekja penale

Kjo, siç thuhet, ishte një nga çështjet më të ekspozuara për të cilën grupi punues qëndroi pas zgjidhjes sipas të cilit Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të caktuar.

“Shumë domethënëse janë edhe zgjidhjet me të cilat hollësisht është përpunuar procedura për falje, ku janë parashikuar afate të shkurtra për secilin prej institucioneve që janë të përfshira në procedurën për falje. Në të njëjtën kohë, këtu janë të rëndësishme edhe dispozitat konkrete për përgjegjësinë e personave që veprojnë sipas lëndëve, por edhe për përgjegjësinë e eprorëve të tyre”, thuhet në kumtesë.

Ligji ekzistues për falje është miratuar në vitin 1993 dhe i njëjti ka pësuar ndryshime dhe plotësime të shumta, ndërsa disa dispozita janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Zoti e vendos fatin e secilit”, – çfarë kishte rrëfyer Naim Murseli për sëmundjen dhe raportin me Pacollin

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

INFO

NA NDIQ