Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë në ndryshimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor

Picture of INA
INA

01/02/2025

Grup i punës në Ministrinë e Drejtësisë po punon ende për ndryshimet e ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor, si pjesë e reformave të paralajmëruara në sistemin e drejtësisë. Por edhe kur teksti ligjor të përgatitet plotësisht, së pari do të duhet të marrë dritën jeshile nga Komisioni i Venecias, në mënyrë që të mund të zbatohet në praktikë, shprehen nga Ministria e Drejtësisë për Alsat.

“Është formuar grupi i punës për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor që do të shtrëngojë kriteret për zgjedhjen e anëtarëve, procedurat disiplinore, transparencën, kohëzgjatjen e mandatit. Pasi të jetë gati, drafti do t ‘i dërgohet Komisionit të Venecias për mendim”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pasi ky version, i cili nuk është dërguar ende në Komisionin e Venecias, të marrë dritën jeshile dhe të kthehet në vend, atëherë do të duhet të miratohet në qeveri dhe më pas t’u dërgohet deputetëve për votim. E gjithë kjo, sipas agjendës reformuese të Qeverisë, duhet të përfundojë deri në qershor të këtij viti, që është plan ambicioz veçanërisht nëse marrim parasysh se kur ligji për përdorimin e gjuhëve u dërgua në Komisionin e Venecias për mendim, u prit një vit për përgjigje. Muajin e kaluar, përsëri, gjykatësit nga të katër qarqet e apelit në vend dhanë sugjerimet e tyre për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe të gjithë gjykatësit ishin unanimë në pikëpamjen se është i nevojshëm profesionalizëm më i madh nga vetë anëtarët e Këshillit Gjyqësor në zbatimin e ligjit.

“Debatet publike kanë vënë në dukje pikëpamje mjaft unike se është e nevojshme rritja e ekspertizës dhe profesionalizmit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe transparenca dhe efektiviteti në procedurën e zgjedhjes së tyre, si dhe baza të qarta për përgjegjësinë e tyre, duke siguruar mekanizma të përshtatshëm dhe efektivë për funksionimin e tyre të përgjegjshëm dhe efikas”, theksuan nga Ministria e Drejtësisë.

Nga ajo që dihet deri më tani në opinion, ndryshimet e reja do të përfshijnë kritere më të larta për zgjedhjen e një anëtari të këshillit. Për herë të parë, me këto ndryshime ligjore, një propozim për zgjedhjen e një anëtari të këshillit nga radhët e avokatëve do të mund të bëhet nga Shoqata e Avokatëve, do të mund të zgjidhet edhe një profesor me propozimin e konferencës interuniversitare, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani./Alsat.mk

TË FUNDIT

Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për…

“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin

“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!

Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika

Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

Vizita dhe fjalimi i Dodikut, Fronti Evropian kërkoi sqarime nga Stoillkoviqi

ME TE LEXUARA

1
Drenori ia shuan shpresat opozitës: Qeverinë do ta formojë Vetëvendosja, është duke pritur për...
1
“Kocevski pati kohë për t’u dëshmuar”, Mickoski: Na duhet luftëtar i pa kompromis me krimin
1
“Fëmija edhe pse pa ndjenja, lëshohet nga Spitali” – të afërmit insistojnë të hospitalizohet, ndërhyn policia e Tetovës!
1
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Al Ahmetit nga politika
1
Shefja e misionit të BE-së:Vuçiq dhe Grenell kanë ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës

LEXO MË SHUMË