Ministria e Energjisë ndan 6000 vauçer për kondicionerë inverter

Picture of INA
INA

03/11/2024

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale bën me dije se ka nisur procesi i dhënies së certifikatave-vauçerëve për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë. Këto vauçerë janë të destinuara për familjet që plotësojnë kriteret e thirrjes publike, të publikuar në faqen e Ministrisë së Ekonomisë më 1 shkurt 2024.

Sipas Programit 2024 për Inkurajimin e efiçiencës së energjisë në familje, janë dhënë mbi 6000 kupona për kondicionerë me inverter. Listat e përfituesve të përzgjedhur, si dhe listat e personave juridikë me të cilët Ministria ka lidhur marrëveshje për realizimin e kuponëve, janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale https: //www. ea.gov.mk/. Ky informacion është publik dhe i aksesueshëm për të gjithë të interesuarit.

Për të sqaruar procesin, është e rëndësishme të theksohet se konkursi dhe përzgjedhja e përfituesve u menaxhua nga Ministria e Ekonomisë, e cila ishte përgjegjëse për vlerësimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të qytetarëve që plotësojnë kushtet. Pas përzgjedhjes, Ministria e Energjisë mori përgjegjësinë për organizimin dhe zbatimin e ndarjes së vauçerëve. Ky proces i gjerë është koordinuar me sukses nga ekipi i Ministrisë, duke siguruar ndarjen në kohë të vauçerëve përpara fillimit të stinës së dimrit.

Vauçerët do të merren në zyra të posaçme rajonale, të hapura vetëm për këtë qëllim. Vendndodhja e saktë dhe orari i punës së zyrave do të publikohet më tej në faqen e internetit të Ministrisë.

Qytetarët mund të përdorin vauçerët për blerjen e kondicionerëve inverter jo më vonë se data 30 nëntor 2024. Pas kësaj date, vauçerët e papërdorur do të konsiderohen të pavlefshëm.

Sipas shpalljes publike për përkrahje financiare përmes ndarjes së certifikatës-vauçerëve për blerje dhe instalim të kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për konsumatorët në nevojë për vitin 2024, ofrohen bono prej 27.000 denarë për personat me të ardhura të ulëta (të ardhura deri në 21.000 denarë për person beqar, 30.000 denarë për amvisëri me dy anëtarë dhe 35.000 denarë për amvisëri me tre anëtarë).

TË FUNDIT

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

BDI letër faktorit ndërkombëtarë për gjuhën shqipe: Parandaloni vendimin që destabilizon vendin

VIDEO/ Dy “Audi” me vlerë 150 mijë € të vjedhura në Zvicër u sollën në Tiranë

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

ME TE LEXUARA

1

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite...?
1
Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

LEXO MË SHUMË